Kishin ngritur fermë kanabisi në një fshat të braktisur në Angli, arrestohet shqiptari. Të tjerët në kërkim

48

Policia britanike vërejti me dyshim një shtëpi në një zonë thuajse të braktisur në Britaninë e Madhe, pasi përpara banesës ishte parkuar edhe një automjet Audi Q8, model tepër modern.

Policia po ashtu pa burra që ndodheshin në atë banesë. Pas një kontrolli, forcat policore iu gjetën para të rriturve. Forcat policore hynë në shtëpi dhe gjetën aty shqiptarin Emirjan Grrica, që pranoi se kanabisi po kultivohej në pronë, raportojnë mediat britanike.

Nga ana e policisë britanike janë sekuestruar sasi të kanabisit, para të gatshme dhe telefona celularë. Grrica u prangos nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Autoritetet kanë thënë se shqiptari kishte hyrë në territorin britanik në një mënyrë të paligjshme.

Gjykatësi i cështjes ka thënë se shqiptari Emirjan Grrica luajti rol të rëndësishëm në funksionimin e fabrikës së kanabisit, duke shërbyer si kopshtar. Po ashtu, gjyqtari u shpreh se nëse lënda narkotike do të shitej, atëherë shuma e fituar do të ishte e madhe.

Përfundimisht, shqiptari u dënua me 2 vjet burg, ndërsa iu tha se pasi të shlyejë gjysmën e dënimit, mund të lirohet me kusht, në rast se do që të vazhdojë të jetojë në territorin e Britanisë së Madhe. . Autoritetet ndërkaq po vijojnë të gjejnë edhe përgjegjësit e tjerë për kultivimin e kanabisit.