Një bombë ka shpërthyer ne kryeqytein e Somalisë, Mogadishu ku kanë mbetur mbetur të vrarë 3 ushtarë dhe janë plagosur 14 persona, mes tyre 6 fëmije.
Sipas raportimeve të BBC Somali, bomba e vendosur në një makinë ka pasur për qëllim sulmin ndaj një godine shtetërore, ndërkohë që ka mbetur e dëmtuar një shkollë pranë vendit të bombës. Shpërthimi shkatoi dëme gjithashtu tek disa shtëpi dhe shkatërroi çatinë e një xhamie.
Nga raportimet e policisë thuhet se tre ushtarët mbetën të vrarë teksa po pengonin, makinë që mbante bombën , të hynte brenda në godinën qeveritare.
Autorësinë e sulmit e mori grupi militant “al-Shabab” që vazhdon të bëjë kryengritje që prej 10 vitesh.