Kinë, ekzekutohet vrasësi i nëntë nxënësve të një shkolle

501
Sigal

Autoritetet kineze kanë ekzekutuar një person i cili ka vrarë nëntë nxënës në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në prill dhe dënimi i 28-vjeçarit u krye në Mizhi County, në provincën Shaanxi, sipas ”China News”.

Personi u shpall fajtor për “vrasje të qëllimshme” dhe nuk apeloi vendimin e tij, dhe ekzekutimi i tij u miratua edhe nga Gjykata Supreme.

Autoritetet thane se personi sulmoi me thikë nxënësit e një shkolle të mesme në Mizhi County në Kinën Qendrore më 27 prill, duke lënë nëntë të vdekur. Viktimat ishin të moshës nga 12 deri në 18 vjeç.

Raportet nxorën në pah se sulmuesi ishte ngacmuar nga nxënësit.

Kina ka përjetuar një numër sulmesh me thika gjatë viteve të fundit.