Kina, jo sanksione ndaj Koresë së Veriut

545
Kina i ka bërë thirrje Japonisë që të mos vendos sanksione të njëanshme kundër Koresë Veriore, pas raketës së Koresë Veriore mbi territorin japonez.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Kinës.

Ministri Vang Ji, tha se sanksionet e njëanshme nuk janë në pajtim me frymën e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe se Japonia nuk duhet të ndërmarrë vendime të gabuara.

Ai shfaqi shpresën se Japonia do të puno
jë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, me ripërtëritjen e besimit reciprok dhe ndërtimin e miqësisë, përpara se të mendojë për tema të padobishme.
Raketës balistike e Koresë Veriore të martën, ka nxitur frikë dhe ka rinisur debatet në Japoni për politikën e mbrojtjes dhe pacifizmin.
Sigal