Kim pranon uljen e Veriut në bisedime: Do të heqim raketat!, Përgjigjia e Trump…

614
Koreja e Veriut është e gatshme të flasë me Shtetet e Bashkuara për braktisjen e armëve bërthamore, tha Koreja e Jugut të martën, në një zhvillim të jashtëzakonshëm në një sërë takimesh në Phenian.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjithashtu ka rënë dakord të heqë dorë nga kryerja e testeve bërthamore dhe raketave duke u angazhuar në dialog me Korenë e Jugut, tha shefi koreanojugor të sigurimit kombëtar, Chung Eui-yong pas kthimit nga bisedimet me Kim.
Chung tha se Pheniani shprehu gatishmërinë për të folur me Shtetet e Bashkuara “në një dialog të hapur për të diskutuar çështjen e denuklearizimit (heqjen e armëve bërthamore) dhe normalizimit të marrëdhënieve me Korenë e Veriut”.
Koreja e Veriut sqaroi se nuk kishte arsye për të mbajtur armë bërthamore nëse “hiqet kërcënimi ushtarak ndaj Koresë së Veriut” dhe mundt të garantohet siguria e vendit, tha Chung.
Kjo është është një deklaratë befasuese e një kombi që vetëm disa muaj më parë deklaroi se mund të fshinte Shtetet e Bashkuara nga harta e Tokës dhe vjen vetëm disa orë pasi pesë zyrtarët e lartë të qeverisë së Koresë së Jugut biseduan me udhëheqësin e Koresë së Veriut.
Mbledhja e së hënës besohet të jetë hera e parë që Kim ka folur ndonjëherë ballë për ballë me ndonjë zyrtar nga Seuli që nga marrja e pushtetit në vitin 2011.
Administrata Trump shpesh ka thënë se është e gatshme të negociojë me Korenë e Veriut nëse vendos në tavolinë heqjen e armëve bërthamore.
“Politika e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është se ne do të vazhdojmë me të gjitha opsionet në tryezë për të prodhuar presion në rritje ekonomik dhe diplomatik deri sa Koreja e Veriut, një herë e përgjithmonë, të heqë plotësisht dhe me vërtetësi armët e saj bërthamore si dhe programin e raketave balistike,”- tha zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence muajin e kaluar, pasi vizitoi Korenë e Jugut.
Mësohet se kreu i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, Chung, do të niset për në Shtetet e Bashkuara këtë javë, për të njoftuar homologët e tij amerikanë rreth detajeve të takimit të tij në Phenian me Kim Jong Un.
Në Tëitter, presidenti Trump, i cili është larguar nga kërcënimet luftarake ndaj liderit Kim Jong Un, për të ofruar negociatat me të, përshëndeti atë që ai e quajti “progres i mundshëm” me Veriun.
“Për herë të parë në shumë vite, është bërë një përpjekje serioze nga të gjitha palët e interesuara”, tha Trump. “Bota është duke parë e duke pritur! Mund të jetë një shpresë e rreme, por Shtetet e Bashkuara janë gati të shkojë seriozisht në të dyja drejtimet! ” – shkruan presidenti Trump.


Sigal