“Këmbana” e UNICEF-it: 250,000 ushtarë fëmijë në të gjithë globin

355
Sigal

Nga: Shpëtim Zinxhiria

Dhjetëra mijëra fëmijë vazhdojnë të keqtrajtohen pasi janë kthyer në ushtarë dhe janë përfshirë në konflikte të armatosura anembanë botës, dënon UNICEF. Fëmijët që jetojnë në zona ku konfliktet e armatosura afatgjata po ndezin – Sudanin e Jugut, Republikën e Afrikës Qendrore, Kongo, Somali, Siri, Jemen … as sa shpesh rekrutohen nga palët ndërluftuese.

Djemtë dhe vajzat përdoren si ushtarë ose ndihmë nga organizata të armatosura në Afganistan, Mali, Myanmar, thekson Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kur fëmijët nuk janë të detyruar të angazhohen në beteja, këta fëmijë bëjnë punë të tjera si gatuajnë ose shkojnë për dru në pyje. Disa vajza janë të detyruar të “martohen” me luftëtarë, ndërsa djemtë dhe vajzat vuajnë pa dallim abuzimi seksual, tha UNICEF.