Katari: Ndërhyrje urgjente për kapërcimin e situatës së rëndë humanitare në Liban

55
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2020-08-10 18:58:11Z | |

Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban, e zhvilluar përmes një video-konference nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ku u përfaqësua nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, Sulltan bin Saad Al Muraikhi, sipas një njoftimi të ambasadës së Shtetit të Katarit në Tiranë.

Al Muraikhi i shprehu ngushëllimet qeverisë dhe popullit të Libanit si dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Al Muraikhi tha se katastrofa erdhi në një kohë kur Libani po përballet me kushte të rënda financiare, gjë që rrit nevojën për mbështetjen urgjente të komunitetit ndërkombëtar për ta kapërcyer këtë situatë kritike.

Në këtë drejtim, ai përmendi pjesëmarrjen e Emirit të Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Konferencën Ndërkombëtare për Ndihmën dhe Mbështetjen për Bejrutin dhe popullin libanez, e cila u organizua nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Gjatë kësaj konference, Emiri theksoi lidhjet vëllazërore dhe solidaritetin me popullin dhe shtetin e Libanit, e në të njëjtën kohë njoftoi një ndihmë urgjente me vlerë 50 milionë dollarë si kontribut në operacionet e lehtësimit të vuajtjeve të libanezëve dhe tejkalimin e rrethanave të tyre ekstremisht të vështira, krahas ndihmave shtesë në përpjekjet ndërkombëtare për rindërtimin e Beirutit”, tha Al Muraikhi.

Brenda disa orësh nga ngjarja katastrofike, disa avionë me pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera u dërguan nga Katari në Liban, si dhe u instaluan dy spitale fushore, bashkë me një grup kërkim-shpëtimi i përbërë nga 50 ekspertë të Forcave të Sigurisë së Brendshme të Katarit.

Nga ana tjetër, ministri i Shtetit i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres mirënjohjen e Katarit për pjesëmarrjen e tij në konferencën virtuale.