Dridhen Sadiku dhe Bare! Malaga njofton shkarkimin e 50 anëtarëve të saj, rrezikojnë edhe lojtarët

308
Sigal

Malaga ka vendosur që të aplikojë procedurën e shkarkimit kolektiv (Expediente de Regulaciòn de Empleo) . Klubi i Sadikut dhe i Bares, që militon në ligën e dytë spanjolle, ka vendosur të marrë këtë hap pas problemeve të mëdha ekonomike që e kanë shqetësuar prej muajsh. Ka qenë vetë Malaga, që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar masën e marë për nëpunësit e saj, përfshirë dhe lojtarët.

“Klubi komunikon vendimin e marrë për të paraqitur një Expediente de Regulación de Empleo për prishjen ose pezullimin e kontratave të punës. Në këta muajt e fundit Malaga po merr masa për të lehtësuar pozitën e saj të vështirë ekonomike që është duke kaluar. Ristrukturimi i klubit i bashkohet paketës së nevojshme për të mundësuar mbijetesën e Malaga Club De Futbol”.

Kjo masë përfshin të gjithë nëpunësit e Malagës. Ndaj çdo të ndodhë me lojtarët e skuadrës? Për momentin nuk dihen detaje konkrete, por, sipas “AS”, kjo manovër do të prekë në mënyrë të menjëhershme 50 anëtarë të klubit bardheblu.