Kapen me 7 kg kok*inë në makinë/ Çmontohet grupi i trafikut të drogës në Itali, midis tyre edhe një 26-vjeçare shqiptare

126
Sigal

Karabinierët italianë kanë vendosur në pranga tre persona për trafik droge. Të tre të arrestuarve u gjetën 7 kilogramë kokainë të cilën e kishin fshehur në pjesën e parë dhe në pjesën e pasme të sedijen së shoferit.

Grupi i trafikut të kokainës përbëhej nga një 67 vjeçar dhe një çift 28 vjeçari italian, si dhe një vajzë shqiptare 26 vjeçe. Të tre personat ranë në duart e policisë pas denoncimeve të qytetarëve për lëvizje të dyshimta në rrugët e Firences. Karabinierët kryen hetime më të thelluara, duke gjetur edhe drogën.

Hetimet e mëvonshme bënë të mundur gjetjen e gati 1000 eurove cash, që mendohen që kanë ardhur nga aktiviteti i paligjshëm, telefona celularë dhe ora luksoze; të gjitha të vendosura në sekuestro.

Tre të arrestuarit u dërguan në burgun Solliçiano në Firence. Në përfundim të seancës  gjyqtari hetues ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 67-vjeçarin, arrest shtëpie për 28-vjeçarin ndërsa vajza është lënë e lirë.