Kap shifrën e 57 miliardë dollarëve, Ukraina thirrje organizatave ndërkombëtare për anulimin e borxhit të jashtëm

228
Sigal

Ukraina u ka bërë thirrje organizatave financiare ndërkombëtare që të anulojnë borxhet e jashtme të vendit duke pretenduar shkatërrim masiv në vend të shkaktuar nga ofensiva ushtarake ruse që filloi të enjten e kaluar.

“Shkalla e shkatërrimit në Ukrainë… është kolosale! Në funksion të kësaj, kreditorëve tanë të jashtëm duhet t’u kërkohet të shlyejnë borxhet e Ukrainës. Deri më sot, borxhi i jashtëm është 1.6 trilion hryvnia, ose më shumë se 57 miliardë dollarë.

Organizatat financiare ndërkombëtare duhet të rishikojnë politikën e borxhit dhe të zero borxhet e Ukrainës!”, kreu i Dhomës së Llogarive të Ukrainës, Valeriy Patskan, shkroi të martën në faqen e tij në Facebook.

Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë të enjten e kaluar.
Presidenti Vladimir Putin tha se qëllimi i tij është “mbrojtja e njerëzve që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet”, duke iu referuar granatimeve të dy republikave të Donbasit, të cilat u shkëputën nga Ukraina në vitin 2014.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar vazhdimisht se forcat e saj të armatosura synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake dhe trupat ukrainase, jo popullsinë civile.
Megjithatë, shumë shtete perëndimore e shohin operacionin ushtarak si një agresion “të paprovokuar” kundër Ukrainës, duke goditur Moskën me sanksione.