Qarkullonte me thikë në xhep, arrestohet 30-vjeçari amerikan në Korçë (DETAJET)

213
Sigal

Korçë

Qarkullonte me armë të ftohtë, vihet në pranga një shtetas amerikan.

Sekuestrohet një thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit amerikan F. B., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në afërsi të një resorti në malin e Moravës, Korçë, ju gjet​ e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.