“Kanibali” vret prostitutën dhe i fsheh organet e brendshme në frigorifer për t’i ngrënë

495
Sigal

Një 63-vjeçar u arrestua, pasi akuzohet për vrasjen e një prostitute sllovake. Alfred U., u tha policëve se i fshehu organet e brendshme të saj, në frigorifer për ti ngënë më vonë. “Unë kisha menduar t’i shijoja më vonë”, u tha Alfred U., oficerëve të policisë.

(Alfred U., autori i krimit makabër)

Ai i tha policisë se e preu trupin e saj me një sharrë në shtëpinë e tij në lagjen Brigittenau të Vjenës. Policia filloi hetimin, pasi trupi i saj u gjet në fund të liqenit Neusiedl, i cili shtrihet në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë. 

Pasi gjeti trupin policia konstatoi se kufomës i mungonin organet e brendshme.

Të mërkurën, policia dhe prokurorët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në qytetin Eisenstadt, ku thanë se Alfred U., është aktualisht në paraburgim.