Kanadaja tërhiqet nga lufta në Siri dhe Irak

435
Kryeministri i ri i Kanadasë, Justin Trudeau ka konfirmuar se do të tërheqë avionët luftarakë kanadezë të cilët janë të angazhuar si pjesë e fushatës ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Për vendimin e tij, Trudeau ka njoftuar edhe Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama. Gjatë fushatës së tij elektorale, kryeministri i ri kanadez premtoi se do t’i rikthente në shtëpi avionët luftarakë CF-18 që ishin planifikuar të ishin pjesë luftimeve deri në mars të vitit të ardhshëm.
Trudeau ende nuk ka dhënë një afat kohor se kur avionët ushtarakë do të tërhiqen, por ka treguar se tashmë këtë lajm ia ka përcjellë edhe Presidenti Obama.
“Kam biseduar me Presidentin Obama dhe i kam shprehur angazhimin e Kanadasë në luftën ndaj estremistëve të ISIS, mirëpo ai i kupton arsyet e vendimit tim në lidhje me tërheqjen e avionëve”, tregoi Trudeau. Kryeministri ri i Kanadasë pritet që të forcojë marrëdhëniet me SHBA-të dhe të intensifikojë bashkëpunimin në disa fusha.
Sigal