Valë masive e refugjatëve në kufirin austriak

432
Rreth 4 mijë refugjatë, kanë arritur papritmas në kufirin austriako-slloven ku kjo arritje masive ka shkaktuar shumë problem. Për ardhjen e këtij grupi të madh të refugjatëve, autoritetet e Austrisë nuk kanë qenë të informuara nga autoritetet sllovene. Refugjatët kanë shpejtuar të kalojnë në Austri pasi që shumë nga ta kanë qenë të uritur me c’rast gjatë shpërndarjes së ushqimit ka ardhur edhe deri te përleshja, thuhet nga policia. Gjatë gjithë ditës nëpër kalimin kufitar Shpifled e kanë kaluar më shumë se qindra njerëz dhe deri në orën 14 së bashku me ata që kanë kaluar nëpër pikën kufitare Bad Radkersburg nga Sllovenia në Austri kanë hyrë rreth 1400 persona.
Megjithatë pas orës 17 siç e ka sqaruar zëdhënësi i Policisë Volfang Braunsar, kanë ardhur rreth 4 mijë njerëz. Në fillim situata ka qenë kaotike sepse të gjithë kanë dashur të hyjnë në Austri. Sipas policisë austriake nëpër tenda mund të strehohen vetëm 1 mijë njerëz por rreth 3 miojë tjerë duhet të p resin në qiell të hapur. Ata do të barten me autobusë gjatë natës për t’I dërguar nëpër vende strehimi.
Sigal