Junker kërkon nga Rusia të ndalojë përplasjet

567
Sigal

Presidenti i komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, zbulon rrëmujën mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Rusi

Juncker ka bërë thirrje që t’i jepet fund përplasjes me Rusinë, dy muaj pas përgjigjes së përdorimit të një agjenti nervor në Britani të Madhe.

Presidenti i Komisionit Evropian tha se besonte se ishte koha për të rinovuar lidhjet me vendin e Vladimir Putinit, duke pasur parasysh madhësinë dhe rëndësinë e tij.

“Mendoj se duhet të lidhemi me Rusinë”, i tha Juncker një audience në Bruksel.

“Nuk jam shumë i lumtur me gjendjen e marrëdhënieve tona. Ne kurrë nuk do të pranojmë atë që bëri Rusia me Krimenë apo Ukrainën lindore. Por megjithatë, duhet të kemi parasysh se e gjithë territori i Bashkimit Evropian është rreth 5.5 milion km katrorë. Rusia [është] 70.5m [sq km]”, ka thënë Juncker sot.

“Pra, duhet të kthehemi, nuk do të thoja marrëdhënie normale me Rusinë, por ka kaq shumë fusha, ku mund të bashkëpunojmë në mënyrë më të mirë me kërkimin dhe inovacionin dhe në fusha të tjera. Pa harruar se cilat janë dallimet dhe divergjencat tona. Por kjo betejë e Rusisë duhet të përfundojë”, raporton “The Guardian”.