Sigal

Është rënduar bilanci i viktimave që humbën jetën një natë më parë si pasojë e një tërmeti të fortë që goditi ishullin Hokkaido.

Nëntë kanë vdekur, 300 persona u plagosën dhe 30 rezultojnë ende të zhdukur.

Tërmeti i fuqishëm ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për rreth 3 milion njerëz, mbylljen e aeroportit të Sapporo si dhe bllokimin e përkohshëm të transportit rrugor dhe hekurudhor.

Gjashtë persona kanë vdekur në fshatin Atsuma, teksa një shtëpi u mbulua plotësisht nga një masiv dheu.

Qeveria ka dërguar në zonat e dëmtuara nga tërmeti 25 mijë ushtarë në kuadër të gjendjes së emergjencës.

Autoritetet i tremben rritjes se ndjeshme të bilancit të viktimave duke qenë se shumë persona rezultojnë të humbur.