Ja si po funksionon rihapja e teatrove dhe kinemave prej Covid-19 në Europë

302
Sigal

Republika Çeke po i bashkohet disa vendeve në lehtësimin e disa masave kufizuese, duke lejuar qytetarët të dalin jashtë shtëpisë për aktivitete të thjeshta që tani duken si të panjohura.

Teatri – i cili kërkon që të gjithë pjesëmarrësit të ulen dy metra larg – është ndër të parët që po hapet në Europë, ku mbylljet e rrepta kanë izoluar një pjesë të madhe të popullatës për javë të tëra.

Por shumë biznese, përfshirë kinematë, nuk kanë pasur dyndje klientësh edhe përpos masave të reja të sigurisë të vendosura nga organet përkatëse.

Teatrot e tjera në vend zgjodhën të mbajnë dyert e tyre të mbyllura, duke pritur për heqjen dhe lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese.

Republika Çeke nuk është vendi i parë që po lejon dashamirësit e artit t’i kthehen në ekranit të madh.

Disa kinema janë hapur në Norvegji, duke u kërkuar gjithashtu njerëzve të respektojnë masat e distancës sociale, me disa teatro që kufizojnë numrin e tyre në 50. (AFP, SCAN)