Ja si duken nga brenda disa nga hotelet më të vogla në botë

55
Sigal

Hotelet normale, me suita, dhoma të bollshme e të rehatshme janë një zgjedhje e zakonshme për njerëzit që priren drejt komoditetit. Por, si thoni për një eksperiencë unike brenda hoteleve më të vogla në botë që janë të disponueshme për rezervim.

Hapësira të vogla, me kosto të pranueshme, një përvojë unike akomodimi që ndoshta mund ta provoni një herë në jetë.

Ja si duken nga brenda disa nga hotelet më të vogla në botë

Panda Pod Hotel (Kanada)

I vendosur afër Vankuverit, Panda Pod është hoteli i parë kapsulë në Kanada. Çdo hapësirë ka një madhësi rreth 109 cm gjerësi me 210 gjatësi. Përveç pjesës fundore të hotelit, klientët kanë qasje në tualete dhe dushe të veçanta, ndërsa u ofrohen pantoflat, peshqirët, tharëset e flokëve dhe vende për karikimin e celularëve.

Ja si duken nga brenda disa nga hotelet më të vogla në botë

Das Parkhotel (Gjemani)

Si ju duket ideja e fjetjes në tuba betoni? Tubat e kanalizimeve lihen qëllimisht të pazbukuruara dhe minimalistë në pjesën e jashtme, me komoditete moderne në brendësi.

Ja si duken nga brenda disa nga hotelet më të vogla në botë

TuboHotel La Tatacoa (Kolumbi)

Klientët në këtë hotel janë në gjendje të kombinojnë përvojën e kampingut me shtretërit e vërtetë. Çdo dhomë ndodhet brenda një tubi betoni me një dritare të vogël, perde të errëta dhe një shtrat të madh.

Ja si duken nga brenda disa nga hotelet më të vogla në botë

Capsule Inn (Japoni)

Nëse po kërkoni një eksperiencë unike brenda një hoteli kapsulë, nuk ka vend më të mirë për të vizituar se ku filloi koncepti: Osaka. Capsule Inn u hap në vitin 1979, ishte mikro hoteli i parë në botë që përmbledh efikasitetin japonez me dizajnin kompakt.

Ja si duken nga brenda disa nga hotelet më të vogla në botë

CityHub (Holandë)

Dhomat në CityHub në Amsterdam mund të duken si një lojë Tetris. Me vëllime në formë L-je, çdo dhomë përfshin një krevat king size dhe një dollap të vogël për xhaketat dhe vendosjen e valixheve.