Ja 5 skenarët e Britanisë pas daljes nga Bashkimi Europian

494
Sigal

Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian, ky ka qenë verdikti i nxjerrë nga numërimi i votave të referendumit që përcakton edhe të ardhmen e tyre. Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar pro këtij vendimi. Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme të të konsideruarit “pjesë e BE”-së, por jo më si anëtare me të drejta të plota në union.

1. Modeli norvegjez

Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA). Fiton qasje në pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Ka përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk voton për bllokun. Nuk preket nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme. I kërkohet të zbatojë rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.

2. Modeli zviceran

Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së. Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh. Detyrohet të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje. Duhet të paguajë në buxhetin e BE-së dhe nuk voton mbi rregullat e bllokut.

3. Një union doganor

Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia. Do të ketë qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare. Përjashtohet nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit. Duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme. Nuk ka influencë mbi rregullat e BE-së që duhen ndjekur.

4. Marrëveshje e tregtisë së lirë

Britania mund të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të Islandës. Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së. Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it.

5. Shkëputja e pastër

Britania mund të tentojë një largim të “pastër” nga BE-ja. Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kjo do të thotë t’ia nisësh nga e para (ose nga hiçi).Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja. Bota.al