Ivanov nuk jep mandatin, kërkon garanci për karakterin unitar të shtetit

448
Letra e Kuvendit të Maqedonisë, mbrëmë më datë 09.05.2017 ka arritur në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë.

“Presidenti Ivanov pret që lideri i LSDM-së të përmbush fjalën e dhënë se bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për rruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov.

“Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”, por edhe çfarëdo qoftë dokumenti tjetër, akt apo veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë nuk mund të jetë kusht, e aq më pak kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Sa I përket dhënies së mandatit Presidenti i Maqedonisë do të veproj në bazë të kushtetutës dhe praktikës së deritanishme”, thonë nga kabineti i Presidentit, Gjorge Ivanov.
Sigal