Italia në alarm për 15 tetorin, paralajmërohen protesta

165
Sigal

Italia në alarm për atë që mund të rezultojë një e premte e zezë. Numërimi mbrapsht ka nisur tashmë për 15 tetorin kur certifikata shëndetësore, apo “green pass” do të bëhet e detyrueshme për miliona punonjës, në sektorin publik e privat.

Vendi kërcënohet nga kaosi, ndërsa punonjësit e porteve kanë paralajmëruar se do të hynjë në grevë të përgjithshme nëse nuk tërhiqet apo shtyhet vendimi, që kushtëzon qasjen në punë me dëshminë e vaksinës apo testit negativ të Covid-19.

Kryeministri Mario Draghi ka zhvilluar takime me krerë të sindikatave, që kërkojnë ulje të çmimit të tamponëve. Kjo do të lejonte kompanitë të merrnin përsipër kostot e testimit të punonjësve që nuk janë të vaksinuar.