Itali, ulet numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit

329
Sigal

Brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 482 persona në Itali. Të shtunën rezulton se janë regjistruar 93 viktima më pak, krahasuar me një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 23,227.

Ndërsa, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore në vend, brenda ditës janë konfirmuar në vendin fqinj edhe 3,491 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 175,925.

Italia mbetet vendi i tretë më i prekur nga Covid-19 në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës ndërsa duket se tashmë kurba e epidemisë në vend është drejt rënies.