Italia në janar takim kundër ISIS: Konflikti në Siri është bërë i papërballueshëm

466
Në janar të 2016 Italia organizon takimin me krerët e koalicionit kundër Shtetit Islamik.
Ka qenë vetë Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentioni, që ka konfirmuar se në fillim të vitit të ri, një nga takimet e programuara në kuadër të luftës kundër ISIS, do të mbahet në Romë.
” Ndoshta nuk ka ende dritë në fund të tunelit, megjithatë do të mundohemi ta kalojmë sa më shpejt të jetë e mundur këtë tunel. Ajo që po ndodh në Siri është bërë e papërballueshme për të gjithë”- u shpreh kreu i diplomacisë italiane.
Dy raundet e para të bisedimeve për paqen në Siri u mbajtën në Vienë.
Në takimet në fjalë u ra dakord për një tranzicion politik që do ta çonte Sirinë në zgjedhje brenda 2 viteve, por pati hendeqe të thella në lidhje me fatin e Presidentit aktual Bashar Al-Assad, ku Irani dhe Rusia kërkojnë proçes me Asad në krye, teksa SHBA dhe Turqia kërkojnë largimin e tij nga pushteti.
” Presim shumë nga mbledhja e radhës. Shpresojmë që në këtë takim të vendosen themele të forta, c’ka do të mund të sillnin një proçes negociatash mes qeverisë siriane dhe opozitës. Ne e kemi të qartë që vetëm nëpërmjet negociatave mund të arrihet armëpushimi dhe ky i fundit është objektivi ynë”- deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni.
Kryeminstri i Italisë, Mateo Renzi, u shpreh pak ditë më parë, se Italia nuk ka ndërmend ti bashkohet koalicionit kundër Shtetit Islamik, duke theksuar se sulmet ajrore nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shtojnë kaosin në Siri dhe Irak.
Sigal