Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur brenda makinës

507
Sigal

Një shqiptar 24-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është gjetur i vdekur brenda makinës në Itali. Siç raportojnë mediat italiane, makina ku u gjet trupi i pajetë i shqiptarit ishte parkuar në zonën e San Donà di Piave.

Ai jetonte në zonën e Pordenones dhe sipas hetimeve të para nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes.