Itali, sekuestrohen dhjetë mijë maska në portin e Ankona-s, dyshohet se vinin nga Shqipëria

229
Sigal

Dhjetë mijë maska me filtër pëlhure janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave në Itali.

Shkak për sekuestrimin e tyre është bërë fakti se nuk kishin etiketë për vendin e origjinës, ndërkohë raportohet se ato vinin nga Shqipëria.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht. Por në fakt ato vinin nga Shqipëria. Tregimi i rremë i origjinës shkaktoi konfiskimin administrativ të mallrave.”, njoftoi Policia italiane.

Sipas hetuesve kjo mund të çojë në mashtrimin e konsumatorëve, edhe për cilësinë e tyre, ndërkohë që vlera e tyre shkon disa mijëra euro nëse do të shiteshin në treg.