Itali, qeveria Gentiloni merr votëbesimin në parlament

448
Sigal

Kabineti i mbledhur nga Gentiloni ka fituar besimin e Dhomës së Deputetëve. Votat “pro” ekzekutivit të ri, të shprehur pas deklaratave politike të kryeministrit italian Paolo Gentiloni, ishin 368, kundrejt 105 “Jo”.

“Dua t’ju kujtoj punën e madhe që kemi bërë, rezultatet që na njihen në nivel ndërkombëtar dhe nga të cilat jemi krenarë”. Ky ishte komenti i parë i Gentiloni-t në seancën plenare për të kërkuar besimin.

“Qeveria nuk do i kushtojë vëmendje vetëm atyre që votuan pro kundër atyre që votuan kundër, do t’i kushtohet të gjithë qytetarëve italianë,” tha kryeministri italian.

Paolo Gentiloni emëroi dje ministrat e qeverisë së re.

Angelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme
Marco Minniti, emërohet ministër i Brendshëm
Luca Lotti emërohet ministër i Sportit
Angelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme
Pier Carlo Padoan vijon të jetë ministër i Ekonomisë
Andrea Orlando, ministër i Drejtësisë
Federica Pinotti vijon të jetë ministre e Mbrojtjes
Marianna Madia, ministre e Administratës Publike
Maurizio Martina, ministër i Agrikulturës
Giuliano Poletti, ministër i Punës