Itali, përmbyset makina me pesë shqiptarë, tre prej tyre në gjendje kritike

490
Sigal

Përmbyset makina me shqiptarë në Itali, tre prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Carditello e sipas mediave italiane brenda saj udhëtonin pesë shtetas shqiptarë.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kufirin me Casaluce.

Brenda saj ishin pesë punëtorë shqiptarë, tre prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Nuk ka ende një saktësim për dinamiken e aksidentit, për të cilin nuk përjashtohet edhe një humbje kontrolli nga ana e drejtuesit.

Në vend mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikëses, duke nxjerrë nga makina të aksidentuarit, të cilët u transportuan në spital.