Itali/ I jashtëligjshëm dhe me diplomë, arrestohet hajduti shqiptar

574
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 26 vjeç, i cili ishte deportuar për në Shqipëri në vitin 2016, por që kishte rihyrë sërish në mënyrë të paligjshme. Ai dyshohet si autori i disa vjedhjeve të ndryshme në Lombardi.

Shqiptari u ndalua gjatë një postblloku të policisë. Më pas, gjatë një kontrolli në banesën e tij autoritetet gjetën 4 mijë euro dhe shumë objekte me vlerë si, ora, piktura të vjetra, argjend dhe byzylykë ari.

Disa prej objekteve të gjetura rezultonin se ishin vjedhur nga një apartament në provincën e Bergamos.

Por ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se shqiptari pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale. Ai gjithashtu mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për politika ekonomike./abcnews.al