Itali, dy shqiptarë të plagosur me thikë gjenden në mes të rrugës

128
Sigal

Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë.

Raportohet se dy të plagosurit janë gjetur të shtrirë në anë të rrugës nga kalimtar të rastit. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se dy shqiptarët e plagosur janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç.

Ka qenë një kalimtar i rastit i cili po udhëtonte me makinë në rrugën ku ishin plagosur dy shqiptarët. Ai ka parë lëvizjen e tyre dhe është ndaluar ku më pas ka vërejtur se të dy burrat ishin të plagosur me thikë.

Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Pasi gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim.