Një biznesmen 41-vjeçar në Vibo Valentia të Italisë është arrestuar pasi është kapur me një pistoletë që kishte pamjen e një USB-je.

Arma ishte e mbushur dhe gati për të shtënë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, karabinierët gjetën 17 fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

Të gjitha materialet, të siguruara në mënyrë të paligjshme, u sekuestruan ndërkohë që personi u dërgua në qeli për armëmbajtje.