Itali/ 27 mijë euro poshtë krevatit, si u arrestua shqiptari

278
Sigal

Policia italiane ka ekzekutuar 29 masa paraprake kundër të dyshuarve për trafik droge në Itali. Pak kohë më parë, në Piacenza të shtetit fqinj përfundoi me sukses operacioni i koduar “Paride”, duke dërguar në pranga disa persona, kryesisht shqiptarë nën akuzat për trafik të lëndëve narkotike. Pas arrestimeve, policia e vendit fqinj ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve dhe në banesën e një shqiptari të prangosur tani, ka gjetur 27 mijë euro të gatshme. Hetuesit kanë thënë se paratë ishin “totalisht të pajustifikuara”. Mediat fqinje shkruajnë se në krevatin e dhomës së gjumit të një shqiptari të arrestuar nga policia, u gjetën 27 mijë euro dhe ai nuk ishte në gjendje të justifikonte përfitimin e tyre. Sipas forcave policore, grupi kriminal kishte shumë të holla në duar dhe se kishin gjetur edhe bashkëpunëtorë, të gatshëm për të pastruar këto para.