Ishulli grek përfshihet befas nga stuhia, 5 viktima e 2 të humbur

271
Pesë njerëz kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë shpallur të humbur pas një stuhie që goditi ishullin Evia në Greqi në orët e para të ditës së sotme.
Sigal

Zv.ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias dha numrin e përditësuar të viktimave, duke shtuar se dy viktimat më të fundit nuk ishin identifikuar ende.Një burrë 86-vjeçar dhe gruaja e tij 85 vjeçare si dhe një fëmijë 8 muajsh, u identifikuan si viktimat e para pas lumi përmbyti shtëpitë e tyre në fshatin Politika, në veri të qytetit Halkida, rreth 100 kilometra larg Athinës.Sipas kreut të komunës, foshnja dhe prindërit e saj ishin me pushime në zonë.Sipas Emergjencave Civile, 7 persona janë evakuuar me helikopter ndërsa një pjesë banorësh kanë mundur të shpëtojnë pasi janë ngjitur në çatitëe banesave apo në pemët pranë.