Intensifikohen përgatitjet për bisedimet për paqe në Siri

479
Delegacionet nga Turqia, Rusia dhe Irani që po organizojnë bisedimet për paqe në Siri janë takuar për të hartuar një dokument që do të jetë i gatshëm për nënshkrim. Delegatët janë mbledhur në Astana të Kazakistanit, më 22 janar, një ditë para hapjes zyrtare të këtyre negociatave që kanë qëllim dhënien fund të luftës disa vjeçare në mes të grupeve rebele dhe presidentit sirian, Bashar al Assad. SHBA-ja do të përfaqësohet në këto bisedime përmes ambasadorit të saj në Astana, George Krol. Aty do të jetë edhe i deleguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura. Opozita siriane do e dërgojë një delegacion me 50 pjesëtarë. Këto negociata do të mbahen në një kohë kur qeveria siriane ka forcuar pozicionet e saj në terren. Në të njejtën kohë, opozita ka pëesuar goditje sidomos me humbjen e plotë të qytetit të Alepos dhe vdekjen e disa prej liderëve të njohur të saj. Përpjekjet për të unifikuar grupet e moderuara dhe ato ekstremiste nuk kanë dhënë rezultate, gjithashtu. Gjatë luftës së Sirisë, mbi 300 mijë njerëz janë vrarë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Sirisë janë zhvendosur.
Sigal