Inteligenca amerikane: Shteti Islamik është organizata terroriste më e pasur e krijuar ndonjëherë

469
Një deklratë kjo e mbështetur edhe nga ekspertë, që thonë se pasuria e kalifatit kap shifrën e 2 miliardë dollarëve.
Kurse analistët mendojnë se të ardhurat e tyre vijnë nga nafta dhe donacionet private, gjë e cila sipas tyre çon në idenë se pasuria nuk është më shumë se një miliardë dollarë.
Ishte presidenti i rusisë Vladimir Putin që deklaroi se Shteti Islamik finacohet nga 40 vende, mes të cilave edhe shtetet që janë pjesë e G20 ose vendeve më të industrializuara.
Por Putin shpjegoi se donacionet bëhen nga privatët. Megjithatë, para se Putin të bënte deklaratën e fortë, shërbimet inteligjente amerikane kishin vlerësuar se pasuria e organizatës terroriste shkon nga një në dy miliradë dollarë.
Sipas tyre, 40 milionë janë donacione që vijnë nga lidhje të vjetra fianciare me Kuvajtin dhe Katarin. Dy janë motivet pse këto vende japin donacione, e para për të evituar atentatet në vendet e tyre dhe e dyta për të mbështetur luftën e xhihadit. Por pavarësisht ryshfetit, shantazhit dhe grabitjes, pjesa më e madhe të ardhurave vijnë nga shitja e paligjshme e naftës, e cila përfudnon në Turqi, Jordani dhe Iran. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht sulmeve të fundit ajrore në strukturat e Shtetit Islamik, janë të kujdeshëm për të mos shkatërruar burimet e naftës.
Por burime të tjera të ardhurave të ektremistëve islamikë janë trafiku i qënieve njerëzore, trafiku I produkteve farmaceutike, trafiku i kafshëve të rralla, kontrabanda e cigareve , shitja e veprave të artit të vjedhura në vendet e pasura erkeologjike dhe porniorafia e femijëve.
Sigal