Te paktën 96 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, kur një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit Pukrajan në Indi, njofton AFP.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, rreth 100 km larg Knapur-it, qytetit të dytë për nga madhësia në Indi.
Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve është duke u zhvilluar, ndersa dyshohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të jetë edhe më i madh. Ende nuk dihen shkaqet se pse treni ka dalë nga binarët.