Sigal

Pesë vetë u vranë të mërkurën, kur një bllok apartamentesh u shemb në Nju Delhi, duke shkatërruar dhe kthyer rezidencat e banuara në male betoni.

Ekipet e shpëtimit që krehën zonën në veri të Delhit nxorën të paktën një duzinë njerëzish që ishin bllokuar nën rrënoja. “Ne mund të konfirmojmë vdekjen e pesë personave. Ekipet e shpëtimit në vend janë ende duke pastruar mbeturinat”, tha zyrtari i policisë lokale Sarat Chandra Nirmal për AFP.

Ndërsa një fotograf i AFP fiksoi një skenë me trupat e dy fëmijëve që u nxorën nga rrënojat. Blloku i banimit ndodhet në një zonë ku shumë ndërtesa kanë mure të përbashkëta. Shtypi vendas bën të ditur se blloku i banimit kishte 20 vite që ishte ndërtuar, por thekson se kishte strukturë të paqëndrueshme. Mediat e tjera lokale njoftuan se kati i katërt i bllokut ishte ndërtuar ilegalisht.

Kjo është ngjarja e fundit me pasojë në humbjen e jetëve, pas një varg kolapsesh vdekjeprurëse që kanë goditur Indinë. Në korrik, një ndërtesë gjashtë katëshe u rrëzua në periferi të Delhi, duke vrarë nëntë vetë.