Qindra njerëz janë shtruar në spital në Indi me një sëmundje ‘misterioze’.
Zyrtarët lokalë që hetojnë rastet e më shumë se 300 njerëzve me një gjendje të paidentifikuar në Indinë Juglindore kanë konfirmuar se një person ka vdekur.
Një varg simptomash është raportuar nga pacientët në Eluru në Andhra Pradesh gjatë fundjavës. Këto përfshijnë humbje të vetëdijes dhe të përziera, sipas Dolla Joshi Roy, oficeri i mbikëqyrjes së rrethit të Qarkut Perëndimor Godavari të Eluru.
Të pranuar në spitalet qeveritare dhe private, shumica e pacientëve ishin nën 30 vjeç dhe rreth 22 përqind e tyre ishin fëmijë, tha Mbledhësi i Qarkut Mutyala Raju Revu për mediat.
Nga e diela pasdite, 6 dhjetor, rreth 70 pacientë u liruan.
Ndërsa Andhra Pradesh është një nga shtetet më të goditura nga Covid në Indi – i cili ka numrin e dytë më të lartë të rasteve në botë – të gjithë pacientët e shtruar në spital kanë rezultuar negativë ndaj virusit vrasës.
Një deklaratë nga Departamenti i Shëndetit i Andhra Pradesh tha se testet fillestare të gjakut nuk gjetën ndonjë provë të një infeksioni viral të cilat mund të jenë shkaktuar nga pickimet e mushkonjave, raporton CNN.
Autoritetet tani po testojnë mostrat e ujit në Eluru pasi u zbulua që të gjithë pacientët buronin ujin e tyre nga i njëjti vend. Kryeministri, YS Jaganmohan Reddy vizitoi pacientët në Spitalin Qeveritar Eluru të hënën, 7 dhjetor.


















