Ilegalisht drejt Greqisë, aksidentohen dy shtetasit shqiptarë

216
Sigal

Në kufirin greko-shqiptar është plagosur një grua teksa po transportohej nga një person me motocikletë drejt Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e sotme ne afërsi të Filatit. Motocikleta ka bërë aksident  duke shkaktuar lëndimin e dy shqiptarëve. Mësohet se gruaja me iniciale A.K. 43 vjece është me origjinë nga Kuçova, ndërsa drejtuesi i motocikletës është shoqëruar në Policinë e Filatit.

Gruaja është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për në Spitalin “Haxhikosta” në Janinë.

Burime policore konfirmojnë se gruaja synonte të shkonte për punë në Greqi pa dokumenta. Mënyra e kalimit ilegal drejt Greqisë nga motociklisti dhe gruaja shqiptare ka mbetur mister.