I mituri i zhdukur që ‘ngriti në këmbë’ Spanjën gjendet i vdekur në makinën e të dashurës së babait

635
Ngjarja që ka tronditur Spanjën së fundmi është zbulimi i trupit të pajetë të një djali të zhdukur në bagazhin e një makine të drejtuar nga partnerja e babait të tij,shkruan El Mundo.
Zhdukja e tetë vjeçarit Gabriel Cruz në krahinën jugore të Almerias në fund të shkurtit mori vëmendjen e mbarë opinionit spanjoll. Uangazhuan mbi 4.000 policë dhe vullnetarë për gjetjen e tij.
Policia ka arrestuar partneren e babait të viktimës. Garda Civile ndaloi shoqëruesin e babait të Gabriel ndërsa transportonte kufomën e djaloshit në bagazhin e një makine.
Gabrieli u zhduk më 27 shkurt ndërsa qëndronte në shtëpinë e gjyshes së tij në fshatin Las Hortichuelas në komunën e Níjar. Ai duhej të shkonte tek një fqinj por nuk u kthye më kurrë.
Më 3 mars, babai i djalit Angel Cruz dhe partnerja e tij tashmë e arrestuar, Ana Julia Quezada, gjetën një T-shirt me ADN-në e tij 10 km nga Nijari.
Në një tubim të ndjekur nga mijëra mbështetës të premten, nëna dhe babai i Gabriel thanë se kishin “më shumë shpresë se kurrë” për të gjetur djalin e tyre.


Sigal