I ishte bashkuar luftës si ushtar, vri.tet në betejë gazetari ukrainas, mesazhi prekës i koleges

138
Sigal

Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës (NSJU) thotë se është “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e një gazetari ukrainas i cili i ishte bashkuar ushtrisë së Ukrainës në betejë.

Sindikata raporton se Oleksandr Bondarenko u vra ndërsa luftonte në vijën e frontit, por nuk tha se si dhe kur vdiq.

Z. Bondarenko, i referuar si Sasha ose Sashko nga miqtë dhe kolegët e tij ka punuar në disa kanale televizive ukrainase, si dhe në BBC Ukraine.

Ai thuhet se u regjistrua si vullnetar për forcat e armatosura të Ukrainës menjëherë pas pushtimit rus në shkurt 2022.

Duke nderuar kolegun e saj, gazetarja e BBC-së, Olga Malçevska, postoi në Twitter se ai “nuk mund ta shihte atdheun të copëtuar nga pushtuesit dhe shkoi ta mbronte si ushtar”.