I burgosuri shqiptar merr leje por nuk kthehet më në burg, policia greke e shpall në kërkim

168
Sigal

Një shqiptar nuk është rikthyer më në burg në Greqi pasi mori lejen e përkohshme për lirim.

38-vjeçari u lirua dhe pasi përfundoi afatin nuk u rikthye për të vijuar dënimin në burgun e Kassavetias.

Ai ishte dënuar për vjedhje dhe sot i mbaroi liria, por ai nuk është paraqitur në burg dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.