Hungaria kundër pranimit të emigrantëve, Orban: Kemi zemër, por kemi dhe tru

497
Hungaria nuk mund të pranojë më emigrantë, ka thënë në Bruksel kryeministri hungarez Viktor Orban duke shtuar se emigrantët duhet të eksportohen në vend se të importohen në Hungari.
Përveç kësaj Orban para samitit të Bashkimit Evropian për temën e emigracionit ka thënë se Hungaria është kundër vendosjes së kuotës evropiane për emigrant duke shtuar se pranimi i emigrantëve duhet të jetë vullnetar.
Refugjatëve u duhet ndihma por Hungaria duhet të mbrojë qytetarët e saj nga ekonomia e emigrantëve që vijnë me shpresën për një jetë më të mirë.
Sigal