Humbi votëbesimin në Parlament, largohet nga detyra Mariano Rajoy. Kush votohet (Emri)

476
Sigal

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i prekur nga një skandal korrupsioni, u rrëzua sot nga Parlamenti, që në të njëjtën kohë i dha votëbesimin socialistit, Pedro Sanchez.

Mocioni i mosbesimit kundër drejtuesit konservator, i cili është në pushtet që prej më shumë se gjashtë vitesh, u miratua me një maxhorancë prej 180 deputetësh nga 350.

Kryeministri spanjoll që prej vitit 2011, Mariano Rajoy pranoi sot dështimin e tij përballë mocionit të mosbesimit nga ana e socialistëve.