Hoti për Samitin e djeshëm me Këshillin Atlantik: S’ka minishengen ballkanik

248
Sigal

Kryeministri Avdullah Hoti është pyetur sot nga mediat për qëndrimin që ka rreth minishengenit ballkanik, raporton Gazeta Express.

I pyetur nëse do t’i bashkohej kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, në takimet për minishengenin, Hoti ka thënë se nuk ka minishengen ballkanik.“S’ka minishengen ballkanik, ka integrime evropiane dhe bashkëpunim sa më të mirë në rajon”, ka thënë ai.

Kryeministri Hoti ka thënë se duhet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik në regjion.

“Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik në regjion, në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen një ditë pas video-konferencës të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Uashington, me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.