Historia tragjike e të riut: Si më vdiq gruaja dhe vajza e porsalindur brenda pak orëve

571
Një baba i ri ka folur rreth historisë tragjike të jetës së tij, për vdekjen e gruas dhe fëmijës së tyre të porsalindur brenda pak orëve. Heidi Ronton u sëmur ndërkohë që ishte në javën e 39-të të shtatzënisë dhe vdiq në muajin Gusht. Vajza e saj Isabella e cila erdhi në jetë në një proces të përshpejtuar nëpërmjet metodës cezariane, vdiq 15 orë më vonë prej mungesës së oksigjenit.
Craig Renton, babai i vajzës, tha se atij iu “shemb” bota mbi kokë dhe ende po përpiqej të kuptonte se çfarë ka ndodhur, pasi ishte i tronditur.
“Ajo ndihej keq dhe kishte dhimbje në gjoks. Thirra mjekun dhe ai më rekomandoi ta çoj në spital për shkak se ishte shtatzënë.
Menduam se ishte gati të lindte fëmija, pasi data ishte 12 Gusht. Ishim që të dy edhe nervozë edhe të gëzuar sepse ishte fëmija ynë i parë. E donim shumë atë.
Gjatë rrugës për në spital, bashkëshortes sime i ra të fikët dhe buzët e saj u kthyen në ngjyrë blu, sikur po i mbaronte oksigjeni. E çova menjëherë në spital, por vdiq pas disa minutash. Mjekët po qanin të gjithë dhe një prej tyre u afrua pranë meje dhe më tha diçka që nuk do ta harroj kurrë: Më vjen keq që gruaja juaj vdiq, por a dëshir të shikosh vajzën tënde të porsalindur”.
Pasi iu tha që Isabella nuk ka aktivitet mendor dhe me shumë mundësi do të vdiste prej mungesës së oksigjenit, ai në gjendje dëshpërimi nuk ishte i sigurtë nëse do donte ta shikonte apo jo.
“Ku qendron e bukura nëse e shikoj atë? E mbaj në dorë, e dua, por më pas do vdesë?”, u shpreh Craig.
Por pasi bisedoni me miqtë dhe familjen, ai vendosi të shikonte vajzën e saj për herë të parë.
“Për 3 orë ajo ishte në inkubator dhe unë vendosa ta fik atë. Më pas ajo vdiq në krahët e mi, pas 15 orësh nga lindja. Por ajo çfarë di është se për 15 orë me rradhë e doja shumë, ajo dhe Heidi ishin e do të jenë dashuritë e jëtës time”, tregoi për BBC babai fatkeq.

Sigal