Hashash çokollatë dhe me piper, shqiptari dhe greku vihen në pranga pas kontrollit në magazinë

124
Sigal

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Kalamata, Greqi, pasi akuzohen për trafik droge, hashash dhe vaj hashashi.

Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate dhe ishte spërkatur me piper, në mënyrë që mos nuhatej nga qentë e policisë.

Në total u sekuestruan më shumë se 5 kilogramë hashash, ndërsa mediat greke raportojnë se dy personat e arrestuar, shqiptari 54-vjeçar dhe shtetasi grek 83-vjeçar kanë përdorur banesat e tyre. si vende për ruajtjen e drogës.

Autoritetet policore, në kontrollin e ushtruar në dy shtëpitë dhe në një servis elektroshtëpiakesh në pronësi të shqiptarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

– 17 pako hashash me peshë totale 4890.6 gram.

– Sasi hashashi e përpunuar, lloj çokollate, pesha totale 407.1 gram.

– 1 shishe vaj hashashi, pesha totale 63 gram.

– 2 pako duhan, të cilat nuk mbanin shiritin tregues të akcizës.

– Shuma e parave prej 2000 eurosh, të përfituara nga trafiku i drogës.