I dënuar për trafik droge, shqiptar ia mbath drejtësisë britanike

134
Sigal

Britania e Madhe është vënë në kërkim të një shqiptari i cili mundi të arratiset drejtësisë. Mësohet se bëhet fjalë për Elis Ballën, 30-vjeç. Ai ka mundur që t’ia mbath teksa ishte në lirim me kusht, pas një dënimi që kishte marrë për trafikim droge.

Sipas autoriteteve britanike shqiptari vepron në zonën e Avon dhe Somerset. Policia ka dhënë edhe përshkrimin për çdo qytetar që mund ta shohë apo të ketë informacion për të.

Siç shfaqet edhe në fotografinë e shpërndarë nga policia, shqiptari përshkruhet me flokë të rruar, kafe të errët dhe sytë në ngjyrë kafe.