Hapi me dhunë dhe grabiti makinën e parkuar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

225
Sigal

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Spezia të Italisë pasi ka grabitur me dhunë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Viale Amendola. Patrulla e policisë pikasi një makinë brenda një parkimi, ku dera e automjetit ishte e hapur.

Oficerët u afruan dhe panë që brava e derës ishte e prishur, teksa brenda makinës ishte rrëmujë, por nuk kishte asnjë person brenda.

Më pas efektivët vunë re një person brenda zonës së parkimit i cili po tentonte të fshihej poshtë makinave.

Policia bëri të mundur arrestimin e 30-vjeçarit shqiptar, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa materiale të cilat dyshohet se i ka përdorur për të hapur makinën.

Gjithashtu të riut iu gjetën dhe dy jelekë fosforeshentë, një karikues baterie makine, dy shishe parfumi dhe një kuti me syze të markave të ndryshme.