Hakmerret Rusia, dëbon 45 punonjës të ambasadës polake

168
Sigal

Rusia sapo ka njoftuar se po dëbon 45 punonjës të stafit të ambasadës dhe konsullatës polake në shenjë hakmarrjeje për veprimet e Polonisë.

Më 23 mars, ministri i brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski, ka thënë se kombi i tij do të dëbojë “45 spiunë rusë që pretendojnë se janë diplomatë”.

Përveç kësaj, Reuters raporton se Rusia po dëbon dy diplomatë bullgarë nga Moska. Bullgaria kishte tërhequr tashmë ambasadorin e saj nga Moska për konsultime lidhur me komentet “jodiplomatike, të mprehta dhe të vrazhda” të ambasadorit rus në Sofje.