Guardia di Finanza – Detaje të reja nga operacioni, vlera e drogës në gomone 8 mln euro

288
Guardia di Finanza e repartit të Barit ka publikuar të dhëna të tjera në lidhje me operacionin e finaliziar pasditen e kësja të hëne. Pamjet e operacionit antidrogë në brigjet italiane tregojnë se mjetet e Guadia di Finanza e kanë ndjekur për më shumë se 4 orë gomonen ku ishte ngarkuar sasia prej 814,60 kilogramë kanabis, e nisur nga brigjet shqiptare.

Operacioni u finalizua me ndalimin e gomones, arrestimin e dy shqiptarëve njëri 18 dhe tjetri 31 vjec si dhe sekuestrimin e drogës një pjesë e së cilës ishte hedhur në det nga trafikantët.

Sipas Guardia di Finanza vlera e drogës në tregun me pakicë kap shifrën e 8 milionë eurove.

Që prej fillimit të këtij viti, nga janari 2017 dhe deri tani vetëm në brigjet e Pulias janë sekuestruar rreth 11 ton marijuanë, një sasi kjo më shumë se gjysma e kapur gjatë gjithë vitit 2016.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare përmes Guradia di Finanza në Durrës, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Italisë për të gjetur të tjerë bashkpuntorë në trafikun e lëndës narkotike.